Situata pandemike shtyn mbrëmjen muzikore 'Brit Awards'

Situata pandemike shtyn mbrëmjen muzikore 'Brit Awards'

09:21, 05/02/2021

 Mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards, në kushte normale do të zhvillohej këtë muaj.

Mirëpo për shkak të pandemisë, ndarja e çmimeve Brits është shtyrë për të martën e 11 majit, në vend të datës së zakonshme në shkurt dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në ITV.

“Ne e kemi marrë këtë vendim pasi jemi konsultuar me industrinë e muzikës dhe partnerët e shfaqjes Mastercard, ITV dhe AEG. Së bashku me shumë konsiderata sigurie dhe logjistike të organizimit të një ceremonie të madhe çmimesh në shkurt për ata që organizojnë ngjarjen si dhe të ftuarit, ne besojmë se kjo lëvizje do t’u japë një mundësi më të drejtë të gjithë artistëve, si dhe sigurimin e një përzierje të madhe mes super yjeve vendas dhe atyre globalë që marrin pjesë çdo vit dhe interpretojnë në shfaqje”, kanë thënë organizatorët.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco