'Ta kanë rritur mendjen bashkëfshatarët', Enxhëll i kthehet keq ndjekëses

'Ta kanë rritur mendjen bashkëfshatarët', Enxhëll i kthehet keq ndjekëses

14:30, 04/02/2021

Një nga konkurrentet më të përfolura në ‘Love Story’, Enxhëll u largua nga formati me dëshirën e saj, duke hequr dorë edhe nga ‘Princi i kaltër’ me pretendimin se nuk po e përballon dot presionin e madh që po i ushtrohej.

Mirëpo, largimi i saj hapi shumë polemika dhe polemikat u shtuan kur ajo kërkoi një tjetër mundësi nga produksioni, duke u shprehur se ishte penduar dhe donte të rikthehej në program.

Në një foto të publikuar nga ish-konkurrentja në Instagram, kanë nisur komentet e njëpasnjëshme mbi mënyrën e largimit të saj.

Një ndjekëse e quan Enxhëllin 'fallco' dhe shprehet se i është rritur mendja.

Madje, ajo akuzon Enxhëllin se ka përhapur thashethemet e lidhjes së Saimirit me Generdën.

"Kjo ëngjëllushja është djallushja. Është kaq fallco, do vetëm vëmendje, nuk ka ndjenja. Është pas parave. Ja kanë rritur mendjen këto bashkëfshataret e veta duke i thënë ti je më e bukura, më e mira dhe i ka hyrë vetja në qejf, por ka edhe më të bukura se kjo. Dhe jo Generda nuk është me Saimirin. Nuk ka asnjë femër që të rri e qetë si Generda duke parë partnerin e saj të puthet me femra të tjera, s’ka sens. Janë thjesht thashethemet e Ëngjëllushes sepse ka frikë nga një femër e fortë si Generda. Plus nuk mendoj që Generda është e preferuara e Saimirit”, shkruan komentuesja, e cila ka marrë përgjigje edhe nga Enxhëll.

“O qytetare qetësohu, merr frymë, përfito që s’po të bëj bllok! Turp nuk ke?! Po tregon veten sa bosh dhe pa intelekt që je”, ia kthen Enxhëll.

Image

 

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco