Dy muaj pas ngordhjes së Lupos, familjes së William dhe Kate ju bashkohet një tjetër qenush

Dy muaj pas ngordhjes së Lupos, familjes së William dhe Kate ju bashkohet një tjetër qenush

11:54, 25/01/2021

Princi William, Duka i Kembrixhit dhe Catherine, Dukesha e Kembrixhit, thuhet se janë bërë ‘prindër të rinj’, pasi së fundmi ata kanë marrë një qenush në familjen e tyre.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit u trishtuan shumë pas ngordhjes së qenit të tyre të dashur Lupo dy muaj më parë, por çifti mbretëror dhe tre fëmijët e tyre George, Charlotte dhe Louis thuhet se tani "kanë një qenush të ri".

'Daily Mail 'raporton se qenushi i ri, i është dhuruar çiftit nga nga vëllai i Kate, James Middleton, para vdekjes së Lupos.

James, 33 vjeç dhe e fejuara e tij Alizee Thevenet, 31 vjeç, postuan fotografi të këlyshëve në Instagram në korrik, duke zbuluar që pas plot 56 ditëve të të ushqyerit e të

vegjëlve, ai ishte gati t’i dërgonte të gjithë në shtëpitë e tyre përgjithmonë.

James fillimisht i dha Lupon Dukeshës për Krishtlindje në 2011 .

Në nëntor, William dhe Kate  konfirmuan përmes Instagram se Lupo kishte ngordhur.

"Shumë fatkeqësisht fundjavën e kaluar qeni ynë i dashur, Lupo, vdiq. Ai ka qenë në zemër të familjes tonë për nëntë vitet e fundit dhe do të na mungojë shumë. - W & C.", shkruajti dyshja në faqen e tyre zyrtare.

Image

Lupo ishte aq i rëndësishëm për familjen sa Princi William iu referua kafshës shtëpiake në intervistën e tij të parë zyrtare pasi u bë baba në 2013.

Ai tha: "Për mua, Catherine, dhe tani George i vogël, janë përparësitë e mia. Dhe Lupo gjithashtu”.

Image

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco