U largua nga 'Përputhen Prime' pas debatit me Arjanin, Meridiani hedh kunja

U largua nga 'Përputhen Prime' pas debatit me Arjanin, Meridiani hedh kunja

16:46, 21/01/2021

Ish-banori i Big Brother, Meridiani nuk është më opinionist në "Përputhen Prime". U tha se Meridiani vendosi të largohej pas debatit që pati me Arjan Konomin në një nga puntatat.

Ndërkohë së fundmi Meridiani ka bërë një postim ku lë të kuptohet se po ironizon Arjan Konomin dhe komentet e tij gjatë takimit të Atdheut dhe Melisës.

Më herët, Arjan Konomi u shpreh se takimi i çiftit iu duk i neveritshëm ndërsa dje ata realizuan një nga takimet më të bukura.

“Ah sa i neveritshëm je more Atdhe Xharavina nëpër takime! Kjo violina dhe trëndafili janë të neveritshme! Aspak kreativ apo romantik more djalë! Apo jo Melisa Lleshi?”, shkruan Meridiani.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco