VIDEO/ Arratisja e Fjolla Morinës, pamjet kur policia zbarkon në banesën ku duhej të ishte e izoluar

VIDEO/ Arratisja e Fjolla Morinës, pamjet kur policia zbarkon në banesën ku duhej të ishte e izoluar

17:52, 20/01/2021

Këngëtarja Fjolla Morina raportohet se është larguar nga banesa ku duhet të qëndronte e izoluar në masën ‘arrest shtëpiak’ në Kukës, pas vendimit të gjykatës. Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, policia ndërkohë ka mësyrë në banesën me qira që këngëtarja kishte deklaruar se do të qëndronte deri në një rishikim të masës së sigurisë.

Por këngëtarja siç tashmë dihet është arratisur dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Fjolla Morina u ndalua me partnerin e saj në muajin shtator ndërsa po futej në Shqipëri nga Kosova, ku gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë, 23 fishekë luftarakë, si dhe një pistoletë çakmak.

Këngëtarja u kap në Morinë ku pas kontrollit në vijën e dytë për kontroll në çantën e dorës së saj Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë, ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë, në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco