Macaulay Culkin i bashkohet thirrjeve për të hequr Donald Trump nga ‘I vetëm në shtëpi 2’

Macaulay Culkin i bashkohet thirrjeve për të hequr Donald Trump nga ‘I vetëm në shtëpi 2’

14:39, 14/01/2021

Ylli i filmit legjendar ‘I vetëm në shtëpi’  Macaulay Culkin  ka mbështetur komentet e mediave sociale duke kërkuar që Donald Trump të hiqet dixhitalisht dhe të zëvendësohet me një nga versionet me të vjetra të Culkin.

Sipas People, një prej fansave të filmit kishte shkruar në Twitter “Peticion për largimin digjital të Trump nga ‘Home Alone 2’ me Macaulay Culkin”.

I menjëhershëm ishte reagimi i aktorit i cili u përgjigj pozitivisht.

Trump shfaqet shkurtimisht në Home Alone 2:

Kevin personazhi i filmit i luajtur nga Culkin kishte humbur në New York kur Culkin dhe në një pjesë të filmit i kërkon Trumpit udhëzime për në hollin e hotelit Plaza.

 Në një intervistë me Insajderin në dhjetor 2020, regjisori i filmit Chris Columbus tha se Trump  kishte këmbëngulur që ai të merrte një rol në film në këmbim të lejimit të xhirimeve në hotel.

 “Kur e shfaqëm për herë të parë ndodhi gjëja më e çuditshme - njerëzit brohorisnin kur Trump u shfaq në ekran. Kështu që i thashë redaktorit tim: 'Lëre atë në film. është një moment për audienc. ”

Kujtojmë që kërkesat për largimin e Donald Trump nga filmi janë ngritur pas dhunës së javës së kaluar në Kongresin Amerikan ku mbetën të vdekur disa persona. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco