Dua Lipa shtatzënë? Postimi që ngriti dyshimet por më pas këngëtarja e fshiu

Dua Lipa shtatzënë? Postimi që ngriti dyshimet por më pas këngëtarja e fshiu

11:47, 14/01/2021

Thashethemet se Dua Lipa është shtatzënë ka qarkulluar në internet që nga e mërkura në mbrëmje.

Gjithçka filloi kur këngëtarja, e cila po shijon pushimet e saj në Meksikë, postoi një foto të sajën në Instagram, duke e shoqëruar atë me një mbishkrim të përbërë nga emotion të çuditshme.

Emotion përshkruanin dy biberona për fëmijë, arinj pelushi dhe një engjëll, kështu që menjëherë fansat e saj filluan të komentojnë se mbase në këtë mënyrë ajo nënkupton se është shtatzënë!

    25-vjeçarja udhëtoi në Tulum me partnerin e saj 21-vjeçar, Anwar Hadid, dhe duke parë atë që ishte shkruar, menjëherë fshiu emotion nga fotoja.

    Deri më tani ai nuk ka komentuar asgjë, sidoqoftë, në foton e fundit të publikuar së fundmi nga Dua, ne nuk shohim ndonjë ndryshim në trupin e saj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco