Nuk e paskemi ditur/ Habit Anne Hathaway me deklaratën në lidhje me emrin e saj

Nuk e paskemi ditur/ Habit Anne Hathaway me deklaratën në lidhje me emrin e saj

10:43, 14/01/2021

Anne Hathaway ka zbuluar se ne nuk e kemi thënë emrin e saj si duhet deri më tani.

Fituesja e Oscar tregoi se emri i saj nuk është Anne gjatë pjesmarrës së saj në ‘The Tonight Show’’ me Jimmy Fallon.

''Më thërrisni Annie'' u shpreh aktorja teksa më pas shpjegon dhe gabimin që ndodhi shumë vite më parë :

''Kur isha 14 vjeç po bëja një reklamë dhe më duhej të merrja kartën time SAG. Më pyetën se si quhesha dhe mendova që Anne ishte zgjedhja e duhur, por asnjëherë nuk më shkoi në mendje që për pjesën tjetër të jetës të gjithë do të më quanin Anne. I vetmi person që më quan Anne është nëna ime dhe ajo e bën kur është shumë e zemëruar. E vërteta ësthë se se nuk ndihen mire kur dikush më thërret Anne. Nuk më përshtatet, unë jam Annie. Njerëzit më quajnë ‘’zonja Hathaway'' kështu që mos heziotni të më thërrisni përveç Anne’ .  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco