Modelja izraelite merr titullin ‘fytyra më e bukur në botë’ për 2020-ën, ja sa vjeç është ajo

Modelja izraelite merr titullin ‘fytyra më e bukur në botë’ për 2020-ën, ja sa vjeç është ajo

14:49, 04/01/2021

 Modelja izraelite 19 vjeç, Yael Shelbia është vlerësuar në vendin e parë në listën vjetore të TC Candler "100 Fytyrat më të Bukura të Vitit".

Shelbia, e cila aktualisht po bën shërbimin e saj të detyrueshëm ushtarak në Forcën Ajrore të Izraelit, është shfaqur në fushatat për kompaninë izraelite të veshjeve Renuar dhe linjën e KKW Beauty të Kim Kardashian KKW.

Ajo është ngjitur në renditjen e listës në vitet e fundit, duke u renditur e 14-ta në 2017, e 3-të në 2018 dhe e dyta vitin e kaluar, para se të zinte vendin e parë këtë herë.

''Unë kurrë nuk kam qenë e para në asgjë … është shumë bukur,” tha 19-vjeçarja për Times of Israel.

Shelbia dyshohet se është në një lidhje me djalin 35-vjeçar të milionerit izraelit Brandon Korff, i cili u dëbua nga Izraeli për shkelje të rregullave të karantinës kur e vizitoi fshehurazi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco