Del VIDEO skandaloze/ Shoku i Mick Schumacher, prek në vende intime një vajzë

Del VIDEO skandaloze/ Shoku i Mick Schumacher, prek në vende intime një vajzë

09:14, 10/12/2020

Piloti i Formula 1, Nikita Mazepin, ka kërkuar falje publike për videon e postuar në rrjetet sociale teksa shihet duke prekur në mënyrë intime një vajzë në sedijen e pasme.

Video tregon se Mazepi është pasagjer dhe në një moment gjatë udhëtimit zgjat dorën pas duke ngacmuar vajzën të cilës i prek gjoksin.

Lëvizja me duar e Mazepin u duk se u refuzua menjëherë nga bukuroshja anonime, ndërsa më pas ajo i tregoi gishtin e mesit pilotit që sezonin e ardhshëm do të ketë shok skuadre Mick Schumacher, djalin e legjendës së Formula 1, Michaelit.

Gjithashtu “Haas F1” reagoi duke dënuar sjelljen e pilotit të tyre.

"Ekipi Haas F1 nuk e pranon sjelljen e Nikita Mazepin në videon e postuar së fundmi në rrjetet sociale. Për më tepër, vetë fakti që videoja u postua në mediat sociale është gjithashtu e neveritshme për Haas F1 Team. Çështja po trajtohet brenda skuadrës dhe nuk ka asnjë koment tjetër”, tjhuhet në reagimin zyrtar të kompanisë amerikane të automobilave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco