Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i japin fund beqarisë? Lëvizja e papritur që ngre dyshime

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i japin fund beqarisë? Lëvizja e papritur që ngre dyshime

07:34, 10/12/2020

Fisnik Syla dhe Fjolla Morina kanë qenë në qendër të mediave kohët e fundit pas zyrtarizimit të marrëdhënies së tyre.

Sikundër u njoftua edhe gjatë kohës kur Fjolla dhe Fisniku u arrestuan, ku i fundit është baba i dy fëmijëve.

Kjo shkaktoi reagime të shumta në rrjet dhe kritikat ndaj këngëtares nuk munguan.

Disa javë më parë erdhi edhe reagimi i Fisnikut, i cili me anë të një statusi në Instastory ka mohuar zërat që po qarkullojnë në rrjet.

Ai tha se martesa e tij ka përfunduar para njohjes me Fjollën, teksa e mbyll duke thënë se është shumë i lumtur me jetën e tij, duke konfirmuar lajmet se ai dhe Fjolla shumë shpejt do të martohen.

“Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time. Fatkeqësisht lajmet e kota janë vetëm fjalë të kota. Ata bile nxorën edhe dy fëmijët e mi në foto, nëpër faqe të ndryshme. Do të vije koha kur këta gazetarë jo-profesionistë do të ndiqen penalisht për këto vepra të padrejta.”- shkruan ndër të tjera ai.

Së fundmi një lëvizje e papritur në Facebook ka ngjallur dyshime se ata janë martuar.

Ajo ndryshoi statusin në profilin e saj zyrtar në këtë rrjet social, duke e bërë nga beqare në “e martuar me Fisnik Sylën”.

Komentet me urimet të shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve u kanë uruar çiftit jetë të gjatë dhe të lumtur bashkëshortore.

Nuk dihet nëse ata kanë organizuar edhe dasmë apo vetëm celebrim pasi deri tani nuk ka qarkulluar asnjë foto e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco