‘Mos hajde sonte në shtëpi’/ Olsi Bylyku harron këngën identifikuese të dashurisë dhe Egli ka dy fjalë

‘Mos hajde sonte në shtëpi’/ Olsi Bylyku harron këngën identifikuese të dashurisë dhe Egli ka dy fjalë

10:50, 26/11/2020

Aktori Olsi Bylyku së fundmi ishte i ftuari i radhës në emisionin 'Abc e Pasdites'.

 Egli, partnerja e tij kishte përgatitur për të një listë me pyetje, të cilat iu shtruan Olsit në emision.

"Cila këngë është identifikuese e dashurisë tonë?", ishte një ndër pyetjet.

Mirëpo Olsi nuk i ktheu dot një përgjigje, pasi nuk iu kujtua.

"Po se tha këtë, mos të vijë sot në shtëpi, kështu më ka shkruar Egli këtu", tha moderatori.

Bëhej fjalë për këngën 'Justin Timberlake-Mirrors'.

"Është e vërtetë, por unë nuk isha duke menduar atë, po mendoja kë shok kam që mund të fle sonte", u shpreh Olsi duke qeshur.

Kujtojmë se para një viti e gjysmë, Olsi Bylyku dhe Egli Tako zyrtarizuan lidhjen e tyre.

Si një çift shumë simpatik, lajmet për ta përbëjnë gjithnjë interes, edhe pse mundohen që ta ruajnë privatësinë e marrëdhënies që kanë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco