Beyonce synon të futet në Librin e Rekordeve Guinness

Beyonce synon të futet në Librin e Rekordeve Guinness

10:27, 25/11/2020

Edicioni i 63-të i Grammy Awards i planifikuar në Los Angeles, mundet që Beyonce të thyej rekord.

Me nëntë nominime të marra 'Mbretëresha' e muzikës pop mund të bëjë historinë e muzikës: të bëhet artistja femër më e vlerësuar e ngjarjes.

Do të mjaftonte që ajo të fitonte katër statuja, por duhet të ketë veçanërisht kujdes nga konkurrenca e Dua Lipës, Roddy Rich dhe Taylor Swift të cilët kanë 6 nominime.

Por Beyonce ka një një rekord edhe më prestigjioz : ajo tashmë ka në shtëpi 24 statuja në karrierën e saj dhe nëse do të fitonte nga nominimet e bëra në Grammy Awards do të ishte në rekordin Guinness për numrin më të madh të fitoreve në historinë e çmimeve.

Sidoqoftë nëntë nominimet tashmë e bëjnë atë artisten grua me më shumë nominime në historine e Grammy: 79 deri më tani, në të njëjtin nivel me Paul Mçartney.

Edicioni i 63-të i Grammy do të transmetohet drejtpërdrejt nga Los Angeles në CBS me komedianin Trevor Noah të "Daily Show" : akoma, por për momentin nuk është e qartë nëse ndarja e çmimeve do të jetë me audiencën në sallë apo, siç është bërë zakon që kur shpërtheu pandemia.

 Pas grupit prej gjashtë nominimeve janë Justin Bieber, DaBaby, Billie Eilish dhe Megan Thee Stallion me nga katër secili.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco