Ledri emocionohet nga historia e 18 vjeçarit që iu bashkua UÇK-së: Ai nuk doli me dosta, luftoi për ne

Ledri emocionohet nga historia e 18 vjeçarit që iu bashkua UÇK-së: Ai nuk doli me dosta, luftoi për ne

10:40, 20/11/2020

Në vazhdën e videove “Liria ka emër”, së fundmi një ish ushtar i UÇK-së, Avniu, ka folur rreth luftës që ndodhi mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai madje tregoi edhe vendimin e tij për t’i bashkuar UÇK-së, shkruan Syri Kosova.

Historia e këtij ushtari ka emocionuar Ledri Vulën. Reperi ka shpërndarë videon në Instagram, ku la edhe një shkrim emocionues.

“Avniu 18 vjeç ne vend se me dal me shku ne fakultet, ose me dal me dosta, ose me dal deri ne Prishtine, ose me u gezu per suksese te dostave, ai e ka kap pushken qe sot 18 vjeçaret me shku ne fakultet ne gjuhe te vet, me pi kafe me dosta pa frike se i vjen dikush nga mbrapa, me shku kah te dojne pa frike se i ndal policia ne postbllok, e ka kap pushken qe dosti dostin mos me pa te vrame e as te plagosun vetem pse eshte shqiptar.  Avniu eshte vetem nje fryme prej shume frymeve qe kane luftu per lirine e vendit te vet. Ka luftu per mu, per ty, per ate... ka luftu per neve...” shkroi Ledri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco