Modelja e njohur konfirmon shtatzëninë me video-n e ëmbël

Modelja e njohur konfirmon shtatzëninë me video-n e ëmbël

13:57, 18/11/2020

Modelja e famshme amerikane, Karlie Kloss në fund të muajit tetor përflitej se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, Joshua Kushner.

Ditën e sotme, 28 vjeçarja ka konfirmuar shtatëzëninë, duke ndarë me ndjekësit e saj një video, ku tregon barkun e saj, shtrirë në krevat.

“Mirëmëngjesi, çkemi bebush”, dëgjohet të thotë ajo në video.

Modelja dhe biznesmeni do bëhen prindër vetëm dy vite pas martesës së tyre.

Kujtojmë se kur Karlie u bë nuse, veshi një fustan Dior për të cilin u deshën 700 orë pune për ta krijuar./K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco