Kanye West dhe Kim Kardashian kaluan një periudhë të vështirë në martesën e tyre,.
Por, siç duket ata po i rregullojnë marrëdhëniet e tyre, dhe me dhuratën e fundit që Kim mori nga Kanye, nuk ka diskutim që gjërat po ecin në rrugën e duhur për çiftin.
Ai realizoi një hologram tê babait të saj nga parajsa dhe Kim e quajti këtë dhuratën e jetës.
Me një mesazh prej 2 minutash, babai i Kim ‘tregoi’ se ndihet krenar ndihet për familjen që ajo ka krijuar, për pasurinë dhe bizneset e saj, për ndjekjen e studimeve në Drejtësi.
Gjithashtu ai ‘thotë’ se ajo ka një nënë dhe bashkëshort të mrekullueshëm.
“Hologram nga parajsa. Për ditëlindje Kanye më bëri dhuratën e jetës. Një surprizë speciale nga parajsa. Një hologram të babait tim. Kam qarë shumë. E kam parë kushedi se sa herë. As nuk arrij ta përshkruaj se sa domethënëse ishte për mua dhe motrat e mia, për vëllain tim, për nënën dhe për miqtë e ngushtë. Faleminderit Kanye për këtë kujtim që do zgjasë përgjithmonë”, shkruan ajo.
Ketë dhuratë të çmuar Kanye e përgatiti për 40 vjetorin e Kim.
© SYRI.net