Arbana Osmani tregon sekretin e peshës ideale pas lindjes

Arbana Osmani tregon sekretin e peshës ideale pas lindjes

15:33, 29/10/2020

Pak ditë më parë, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë.

Ishte regjisori i njohur Eduart Grishaj që na prezantoi me vogëlushin e porsalindur me foton ku shfaqej duke e mbajtur në krahë.

Arbana dhe Eduarti i vendosën djalit emrin e veçantë, Diell.

Vetëm pak ditë pas ardhjes në jetë të Diellit, Arbana është shfaqur në super formë teksa ka ndarë një foto në llogarinë e saj në Instagram me ndjekësit.

Moderatorja, nuk ngurroi të tregonte hapat që ka ndjekur me përpikmëri gjatë shtatëzënisë.

“Fillimisht gjatë shtatzënisë kam ngrënë shëndetshëm, shumë perime , shumë fibra, pak embëlsira dhe shumë ujë. Doktori im ishte shumë i rreptë lidhur me shtimin e peshës, dhe më këshilloi që të mos shtoja më shumë se 8-10 kilogramë dhe kam ngrënë shpesh edhe pak.

Sot 10 ditë pas lindjes, jam 3 kg më shumë sec isha para shtatzënisë, tjetër punë që isha një 3 kg më shumë sesa duhet të isha zakonisht. Pas një jave fillova një regjim me 1800 kalori, që është më shumë me fibra, proteina, pak karbohidrate, pothuaj 0 ëmbëlsira“, shkruan më tej ajo.

Gjithashtu moderatorja foli dhe për depresionin pas lindjes, ku  tregoi se dhe  kohët e fundit ajo është bërë shumë melankolike dhe preket për çdo gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco