Skandali i tradhëtisë që 'pushtoi' mediat turke, aktorja e njohur rrezikon 1 vit burg

Skandali i tradhëtisë që 'pushtoi' mediat turke, aktorja e njohur rrezikon 1 vit burg

10:08, 22/10/2020

Aktorja turke, Tuba Unsal e njohur në Shqipëri me rolin e Handan në serialin “I infiltruari” dhe si Filiz në serialin “Koha kalon”, rrezikon 1 vit burg.

Arsyeja pse rrezikon burgim, lidhet me skandalin e tradhtisë që pushtoi mediat turke kohë më parë. Modelja spanjolle, Elisabeth Mas Vall ka kërkuar burg për aktoren pas historisë së tradhtisë.

Sipas gazetës turke “Sabah”, modelja akuzon ish-bashkëshortin e saj Caner Karaloglu se e ka tradhëtuar me Unsal, pasi ata kanë ushtruar dhunë ndaj saj, kur janë parë muaj më parë në një restorant.

Sipas modeles, Unsal i shkuli flokët nga mbrapa dhe e qëlloi. Tani aktorja rrezikon 1 vit burg teksa pritet të jepet vendimi i gjykatës.

 

 

Image

Tuba Unsal
 
 

Image

 

Elisabeth Mas Vall dhe ish-bashkeshorti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco