Lady Gaga inkurajon ndjekësit të votojnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Lady Gaga inkurajon ndjekësit të votojnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA

10:32, 19/10/2020

Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga, prej kohësh ka ngritur zërin duke përdorur rrjetet e saj sociale, për të folur rreth çështjeve që kanë të bëjnë me njerëzit dhe jetën e tyre.

Së fundmi, Lady Gaga, ka nxitur dhe inkurajuar fansat për të ngritur zërin e tyre në zgjedhjet e ardhshme.

Këngëtarja, tregoi se nënshkroi emrin e saj të inskenuar në fletën e votimit, ndërsa paralajmëroi të tjerët të mos bëjnë të njëjtin gabim.

Teksa ndau një foto me ndjekësit në rrjetet sociale, Lady Gaga shkroi : “Gëzuar të dielën! Po dërgoj dashuri dhe po ua kujtoj se nënshkrimi juaj në fletën tuaj të votimit duhet të përputhet me emrin e vërtetë që jeni e regjistruar në shtetin tuaj”.

“Kur duhet të nënshkruaj dokumente ligjore, e përsëris Stefani Germanotta pa pushim në kokën time që të mos nënshkruaj aksidentalisht si Lady Gaga. Unë do të shmang atë gabim dhe do të sigurohem që vota ime të llogaritet. Drejtohuni tek Vote.org për të marrë të gjitha votat përmes rregullave të postës, afateve dhe informacioneve të tjera të renditura shtet pas shteti”, vazhdoi Gaga.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco