Puthjet pasionante me ish të dashurën, aktori flet për fotot: U ndjeva i turpëruar

Puthjet pasionante me ish të dashurën, aktori flet për fotot: U ndjeva i turpëruar

21:29, 15/10/2020

Timothée Chalamet dhe Lily-Rose Depp patën një lidhje dashurie, të cilën u përpoqën ta mbanin larg kamerave. Por ata nuk mund të fshiheshin përgjithmonë nga kamerat.

Në shtator të vitit 2019, Timothée 24 dhe Lily-Rose, vajza e Johnny Depp dhe Vanessa Paradis, u panë duke shkëmbyer puthje pasionante në kuvertën e një varke në Itali. Fotot u bënë shpejt virale, diçka për të cilën aktori “Call Me by Your Name” nuk ishte aspak i lumtur.

“Shkova në shtrat atë natë duke menduar se ishte një nga ditët më të bukura të jetës sime. Isha te ajo varka gjithë ditën me dikë që vërtet e doja. Ishte fantastike. Dhe pastaj të zgjohesh dhe sheh të gjithë ato foto dhe të duket vetja i turpëruar. Njerëzit thanë se ishte një marifet marketingu.” – tha ai së fundmi për GQ, duke theksuar se romanca e tyre nuk ishte e pavërtetë.

Us Ëeekly konfirmoi se aktorët, të cilët luajtën në “The King” së bashku, po dilnin në tetor të vitit 2018.

Aktorja e “The Little Ëomen” konfirmoi se ishte beqar në prill të vitit 2020, në një intervistë për Vogue.  Pak muaj pas ndarjes me Lily-Rose Depp, ai u pa me Eiza González duke u puthur pranë një pishine. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco