Harry do të kthehet në pallatin mbretëror, po Meghan Markle?

Harry do të kthehet në pallatin mbretëror, po Meghan Markle?

20:43, 15/10/2020

Duka dhe dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle, me dëshirën e tyre u larguan nga pallati, për të nisur një jetë të thjeshtë.

Gjatë këtyre muajve, mediat e huaja kanë shkruar se marrëdhëniet mes Meghan-it dhe anëtarëve të familjes mbretërore kanë qenë të tensionuara, ndërkohë që asnjëra prej palëve s’ka reaguar asnjëherë publikisht.

Së fundmi, thuhet se Harry po planifikon të kthehet për festa në pallatin mbretëror, por pa Meghan.

Ai do të vizitojë familjen gjatë festive të Vitit të Ri dhe stafi i ‘Kensington’ është përgatitur për rikthimin e Harry-t.

Por sipas “Cosmopolitan”, deri më tani stafi i familjes mbretërore nuk është njoftuar ende për prezencën e Markle në pallatin ‘Kensington’, gjë që ngjall dyshimet se marrëdhëniet mes tyre mund të mos jenë rregulluar ende.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco