FOTO/ Aksidenti horror i merr jetën blogeres dhe 3 fëmijëve të saj, kamioni ‘shtyp’ makinën si kanaçe

FOTO/ Aksidenti horror i merr jetën blogeres dhe 3 fëmijëve të saj, kamioni ‘shtyp’ makinën si kanaçe

22:04, 13/10/2020

Një aksident horror në Britaninë e Madh është kthyer në tragjedi për familje, ku një nënë humbi jetën bashkë me tre fëmijët e saj.

Sipas raportimeve, blogerja 29-vjeçare, Zoe Powell, vdiq së bashku me dy vajzat e saj, Phoebe 8 vjeçe dhe Amelia 4vjeçe, e vëllain e tyre të vogël Simoen në një autostradë në Oxford.

Bashkëshorti i saj 30-vjeçar dhe foshnja e tyre 18-muajshe po luftojnë për jetën në spital.

Një trailer i madh “HGV”, drejtuar nga një 56-vjeçar, i kishte përplasur duke i hedhur shumë metra më tutje, thotë policia.

Dëshmitarët e zonës, thane se aksidenti ishte i përmasave të papara ndonjëherë dhe se makina me të cilën udhëtonte familja ishte shtypur si “kanaçe”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco