Nga Mbreti Henry e deri tek Prince Harry/ Skandalet mbretërore të të gjitha kohërave

Nga Mbreti Henry e deri tek Prince Harry/ Skandalet mbretërore të të gjitha kohërave

20:14, 12/10/2020

Në të gjithë botën dhe gjatë gjithë historisë, familjet mbretërore kanë qenë të priruara të tërheqin vëmendjen e publikut në çështjet e tyre të ndryshme, sidomos në ato të dashurisë.

Marrëdhënie të cilat kanë mbetur në historinë e botës si skandale mbretërore, ku çiftet për të cilët bëhet fjalë ose kanë bërë milje kilomentra për të qenë bashkë ose kanë marrë vendime që kanë lënë botën në gjëndje shoku. Këtu do të gjeni disa nga historitë më të diskutueshme të dashurisë mbretërore në të gjithë botën, të cilat me siguri e kanë trullosur njerëzimin në një mënyrë apo në tjetrën.

 

Mbreti Henry VII dhe Anne Boleyn

Image

 

Shembulli më klasik i çifteve mbretërore, Mbreti Henry VII dhe Anne Boleyn, bashkimi i të cilëve detyroi një mbretëri të tërë për të kthyer fetë nga Katolizmi Romak në një Kishë të sapo themeluar të Anglisë. Në shekullin e 16-të, Mbreti vendosi të divorcohej nga martesa e tij e parë, pasi gruaja e tij nuk mund të lindte një djalë. Lutja e tij për të lidhur një marrëdhënie me Anne Boleyn u mohua nga Kisha Katolike, kjo e detyroi Mbretin të ndërmarrë hapin drastik, ku themeloi një Kishë të re në Angli.

 

Edward VIII dhe Wallis Simpson

Image

Shumë mund ta njohin Eduardin VIII si mbretin që u largua nga froni në mënyrë që të martohej me dashurinë e jetës së tij, Wallis Simpson, e divorcuar dy herë në jetën e saj. Kjo ishte një histori dashurie që jo vetëm tronditi botën, por ndryshoi të gjithë linjën e trashëgimisë britanike, duke i bërë ata një nga çiftet mbretëtrore më skandalozë në të gjitha kohërat.

 

Grace Kelly dhe Princ Rainier III i Monaco-s

Image

 

Në vitin 1956, kur aktorja fituese e çmimit Oskar, Grace Kelly dhe Princi Rainer III i Monakos lidhën kurorën, e gjithë bota nuk mund t’i hiqte sytë nga ky çift. Deri në atë kohë askush nuk e imagjinonte një aktore të njohur si pjesë të familjes mbretërore. Siç është thënë, çifti Mbretëror kishte një marrëdhënie të shëndetshme, derisa fatkeqësisht ajo ndërroi jetë në një aksident me makinë në 1982.

 

Princesha Margaret dhe Peter Townsend

Image

 

Kemi dhe një histori dashurie e cila nuk i mbijeton sulmeve. Princesha Margaret dhe Peter Townsend është gjithashtu një nga çiftet më romantike dhe më skandaloze të të gjitha kohërave. Duke nisur nga Mbretëresha , te Parlamenti e tek Kisha e Anglisë, të gjithë mohuan lutjet e çiftit për t’u martuar, duke vënë kusht se Princesha Margaret do të humbiste të gjitha privilegjet mbretërore në rast se do të martohej me një burrë të divorcuar. Kjo është thënë sipas BBC, më pas ajo bëri një njoftim ku vendosi për shkëputjen e kësaj lidhjeje.

 

Princ Albert dhe Charlene Wittstock

 

Image

 

Edhe pse ata janë ende të martuar për fat të mirë dhe kanë një martesë të shëndetshme për më shumë se 9 vite, thuhet se Princesha Charlene ka tentuar disa herë t’i arratiset kësaj martese. Fillimisht ajo ka tentuar të arratiset nga dasma e saj, më pas një tentativë tjetër ka qenë në Nice të Francës. Nuk janë të qarta arsyet pse Charlene nuk e dëshironte këtë martesë, por pas shumë përpjekjesh, ajo më në fund pranoi të martohen.

 

Princ Carl Philip dhe Sofia Hellqvist

Image


Para se të bëhej princesh Sofia e Suedisë dhe gruaja e Princit Suedez Carl Philip, Sofia ishte e njohur për karrierën e saj provokuese në modeling. Gjithashtu u raportua se kishte puthur një yll pornografie Jenna Jameson në publik, e cila ishte një gjë e padiskutueshme, jokonvencionale për familjen Mbretërore Suedeze. Por pas reagimeve masive, çifti u martua më në fund në vitin 2015 dhe tani janë bekuar me dy fëmijë.

 

Meghan Markle dhe Princ Harry

Image

Arritëm tek çifti mbretëror më i komentuar në botë kohët e fundit. Edhe pas një serie reagimesh, urrejtjeje dhe mosmiratimesh, Meghan dhe Princ Harry e përfunduan këtë trazirë me martesën e tyre. Ndërsa të dy ishin rritur në ambjente krejtësisht të ndryshme dhe pasi hoqën dorë nga gjithë privilegjet mbretërore, sot qëndrojnë të bashkuar dhe shfaqin shumë dashuri për njëri-tjetrin në postimet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco