Nga modelet shqiptare të famshme në Amerikë, Emina Çunmulaj zgjedh më të mirën dhe atë më pak të mirën!

Nga modelet shqiptare të famshme në Amerikë, Emina Çunmulaj zgjedh më të mirën dhe atë më pak të mirën!

07:00, 27/09/2020

Modelja e famshme në Shqiptari dhe në Amerikë, Emina Çunmulaj ka qenë e ftuar për herë të parë në “Shiko Kush LUAN” me Luana Vjollcën, në premierën e sezonit të katërt.

Sfidës “Ndaje ose Haje” nuk i shpëtoi dot as modelja e njohur; por si gjithmonë e sinqertë dhe pa dorashka Emina iu përgjigj plot sportivitet pyetjes pikante.

Emina u vendos para një vendimi mjaft të sikletshëm ku duhet të rendiste modelet shqiptare nga më e mira tek më pak e mira: Tika Camaj, Angela Martini, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi; ku dy vajzat e fundit i kishte përballë.

Renditja e Eminës ishte kjo:
E para Xhesika Berberi, në vendin e dytë Angela Martini, e treta Adrola Dushi dhe në fund modelja shqiptare me famë ndërkombëtare; Tika Camaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco