Reagon Arbana Osmani pas arrestimit  të shefit të policisë në Fushë Arrëz

Reagon Arbana Osmani pas arrestimit të shefit të policisë në Fushë Arrëz

10:18, 06/06/2020

Mbrëmjen e kaluar, Shefi i Stacionit Policor në Fushë Arrëz, u vu në pranga pasi u akuzua se ka përdhunuar një vajzë në prill të vitit 2015.

I. Duraku dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e cila kishte shkuar në polici për të denoncuar përdhunimin.

Ka qenë vajza ajo e cila në praninë e një psikologu, ka vendosur ta kallëzojë shefin e policisë 5 vite më vonë, në emisionin e Arbana Osmanit “Dua të të bëj të lumtur”, duke marrë zemër nga ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nga demaskimi i personave abuzues që kanë ngritur në këmbë vendin.

Emisioni i plotë do të transmetohet mbrëmjen e sotme, megjithatë Arbana është krenare që policia ka reaguar që me publikimin e spotit të emisionit.

“Dhe të mendosh që akoma nuk është transmetuar emisioni, por vetëm spoti.”- shkruan Arbana krahas lajmit të arrestimit.

Ndërkohë autoritetet shtetërore dhe organizata jofitimprurëse kanë marrë në mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u përkujdesur, në një Qendër Sociale.

Duke përfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i bën thirrje çdokujt që është dhunuar apo ndihet nën presion, të denoncojnë menjëherë pranë Policisë së Shtetit apo Prokurorisë, si dhe pranë SHÇBA nëse evidentojnë shkelje të punojësve të Policisë, në numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.

Image

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nesër, ora 21.00 në @topchannelalbania rrëfimi tronditës i Adrianës. @duatetebejtelumtur.tch

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco