Thirrjet sensibilizuese dhe ndihmat e VIP-ve shqiptarë për parandalimin e COVID19

Thirrjet sensibilizuese dhe ndihmat e VIP-ve shqiptarë për parandalimin e COVID19

12:27, 28/03/2020

Pandemia e Coronavirusit ka prekur gjithë botën.

Mijëra persona kanë vdekur, janë infektuar por, fatmirësisht i madh është edhe numri i të shëruarve nga ky virus që ka bllokuar gjithë botën në të gjitha fushat jetësore, shkruan Syri Kosova.

Duke e parë përhapjen dhe numrin rritës të viktimave nga COVID, përpos organizatave përkatëse, kanë qenë edhe shumë fytyra nga fushat e aritit dhe sportit që kanë dhënë kontributet e tyre.

Mijëra euro janë dhënë ata si donacione për parandalimin dhe shërimin nga virusi me origjinë kineze.

Tashmë, kanë kaluar javë që COVID19 ka arritur në Kosovë dhe deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 88, me një viktimë dhe një të shëruar.

#Rrinshpi ka qenë një nga thirrjet që në Kosovë e kanë bërë organizata e politikanë, e kjo moto ka qenë edhe thirrje e shumë fytyrave tjera artistike.

Rita Ora, Adriana Matoshi, Capital T, Getoar Selimi, Ramë Lahaj, Majlinda Kelmendi, Tayna e fytyra tjera përmes videove dhe fotove kanë apeluar ndjekësit e tyre të qëndrojnë në shtëpi e të ruhen nga COVID19.

Madje, videot e tyre i ka shpërndarë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Pa panik, t'i pastrojmë duart sa më shpesh dhe të qëndrojmë në shtëpi me më të dashurit tanë. @ritaora

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_) on

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Trimni është me ndejt n'shtëpi. @ghettogeasy

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_) on

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Edhe këtë sfidë do e tejkalojmë. Rri n'shtëpi dhe kujdesu për veten. @adrianamatoshi

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_) on

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#rrinshpi

A post shared by Tayna (@tayna) on

 

Përpos këtyre thirrjeve, ka pasur edhe ndihma nga këngëtarët shqiptarë, shkruan Syri Kosova.

Ka qenë Labinot Tahiri i cili ka bërë një gjest të madh. Bashkë me moderatorin Labinot Gashin,ai në një emision kanë arritur që t'i mbledhin afër 200.000 euro.

Po ashtu, Labi ka dhuruar edhe maska e mjete tjera mbrojtëse nga COVID19.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

????????????????

A post shared by Labinot Tahiri FKSH? (@labinottahiriofficial) on

 

Para ka dhuruar edhe Ilir Geci nga agjensioni i modës Gencian Fashion Group.

Duke qenë në një gjendje të tillë, urojmë që doza e ndihmës monetare të shtohet më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco