Ndahet nga jeta aktorja e njohur, Capital T i dedikon postimin prekës

Ndahet nga jeta aktorja e njohur, Capital T i dedikon postimin prekës

15:38, 25/03/2020

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare aktorja e mirënjohur kosovare, Leze Qena.

Prej ditësh ajo ndodhej në mjekim intesiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

Menjëherë të shumtë kanë qenë personazhet publikë të cilët i shprehën ngushëllimet e tyre familjes së aktores.

Edhe reperi i njohur, Capital T në llogarinë e tij në “Instagram” ka postuar disa fotografi përmes të cilave ngushëllon familjen për humbjen dhe shpreh vlerësimin e tij për të.

“Një tjetër legjendë na la. Ngushëllet ma të përzemërta familjes”, shkruan ai.

Gjithashtu në një tjetër postim të reperit aktorja shihet krah bashkëshortit të saj të ndjerë, Xhevat Qenën.

“Të ribashkuar në Parajsë”, shkruan reperi.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco