Rritet numri i pacientëve me Covid-19 në spitale, 3 prej tyre janë foshnje

Rritet numri i pacientëve me Covid-19 në spitale, 3 prej tyre janë foshnje

12:09, 21/07/2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se është rritur numri i pacientëve të spitalizuar me Covid-19.

Në njoftim tregohet se në tërë SHSKUK-në të spitalizuar me këtë virus janë 91 pacientë.

Klinika infektive është ajo që ka më së shumti pacientë 25, po ashtu pacientë janë edhe 3 foshnje.

Njoftimi i plotë:

Është rritur numri i pacientëve të spitalizuar me Covid-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme.

Bazuar në raportin e datës 21 korrik 2022, rritje të numrit të pacientëve ka në Klinikën Infektive, Klinikën e Gjinekologjisë, Klinikën e Pediatrisë dhe në atë të Neonatologjisë.

Në tërë ShSKUK-në, të spitalizuar me Covid-19 janë 91 pacientë

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 25 pacientë.

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë.

Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë.

Klinika e Neonatologjisë, 3 foshnje.

Spitali i Gjakovës,11pacientë.

Spitali i Pejës, 17 pacientë.

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë.

Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco