Rregullatori evropian rekomandon përforcuesin për Omicron të 'Pfizer' te fëmijët

Rregullatori evropian rekomandon përforcuesin për Omicron të 'Pfizer' te fëmijët

13:04, 11/11/2022

Pfizer Inc dhe partneri i saj BioNTech thanë të enjten se rregullatori shëndetësor i BE-së ka rekomanduar autorizimin e përdorimit të vaksinës së tyre bivalente të COVID-19, si një përforcues tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.

Vaksina e përshtatur sipas Omicron është tashmë e autorizuar nga Komisioni Evropian për individët e moshës 12 vjeç e lart.

Vaksina e përmirësuar përforcuese bivalente synon llojin origjinal të koronavirusit si dhe nënvariantet BA.4 dhe BA.5 të Omicron.

Në tetor, Agjencia Mjekësore Evropiane mbështeti autorizimin e vaksinave përforcuese të përshtatura për COVID-19 të kompanisë “Moderna Inc” për moshat 12 vjeç e lart, për të vazhduar fushatat e vaksinimit në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco