Vizita e Klinton/ Ngjela: Kisha ftesë po nuk vajta se kisha frikë se më lënë në këmbë

Vizita e Klinton/ Ngjela: Kisha ftesë po nuk vajta se kisha frikë se më lënë në këmbë

21:02, 04/07/2023

Spartak Ngjela ka refuzuar takimin e 'jetës'. Ai ka pohuar se kishte një ftesë për pritjen e organizuar nga Rama për ish-presidentin Klinton, por nuk ka shkuar sepse ftesa s'kishte numër ulëse dhe duke i njohur mirë organizime të tilla, është frikësuar se mos e lënë në këmbë anglosaksonin më të spikatur ndër të pranishëm.

“Më ftuan po nuk shkova. Pashë që ftesa ime s’kishte numër vendi, dhe thash këta më kanë lënë në këmbë, dhe s’vajta se do thonin mediat ja e lanë në këmbë, shiko si është katandisur, e thënë me humor. Sot më thanë e kishe gabim sepse vendin do ta jepnin atje. Ajo në këmbë nuk më interesonte, do thonin ja si e kanë katandisur”, ka thënë Ngjela.

Ngjela deklaratën e ka bërë në emisionin Frontline në News24. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco