Strazimiri: Ndërkombëtarët faktuan se Basha është një mashtrues, reforma zgjedhore do të bëhet me konsensus

Strazimiri: Ndërkombëtarët faktuan se Basha është një mashtrues, reforma zgjedhore do të bëhet me konsensus

16:48, 16/01/2024

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të komentuar deklaratat e partnerëve ndërkombëtar në lidhje me mashtrimet e Bashës por edhe komisionin e reformës zgjedhore ishte anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri.

Strazimiri është shprehur se  Reforma Zgjedhore do të miratohet me një konsensus të gjerë me të gjitha partitë politike dhe se kjo  do të jetë sipas rekomandimeve të SOBE-ODIHR.

"Pjesa e dukshme e deklaratave të ndërkombëtarëve në Tiranë faktojnë se Basha është një mashtrues dhe asgjë më tepër, pjesa tjetër që është më e rëndësishme se çdo reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OsBE –ODIHR në një vend me kaq shumë probleme në zgjedhje do të duhet të kalohet nëpërmjet konsensusit mes aktorëve politik.

Pavarësisht se Rama ka numrat në këtë parlament me sado 'Bashër'a që ka vërdallë nuk do të quhej reformë. Mendoj se është një fillim i mirë dhe e priste shoqëria shqiptare dhe është një gurë i mirë që të gjithë ne të reagojmë dhe të ngrihemi në këmbë për të rifituar të drejtat tona.

Shpresoj shumë që ai të bëjë këtë gabim ku të luaj rolin e sovranistit duke mos dëgjuar këshillat e ndërkombëtarëve por edhe dot tregonte aktin se nuk ka një problem ligjor me procesin zgjedhor por nuk po funksionon se Rama dhe qeveria po e provokon nëpërmjet patronazhistëve dhe administratës për të bërë pis procesin zgjedhor.

Mendoj se nuk është një gjë që zgjedhjet me një ose dy deklarata por është një situatë që zgjidhet ashtu si veprohet në çdo diktaturë në europë dhe botë dhe s është bërë gjithnjë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco