VIDEO/ Nador Bakalli: Pa votën e diasporës kjo mazhorancë nuk shkulet

19:01, 15/05/2023

Përfaqësuesi i Diasporës për Shqipërinë e Lirë, Nador Bakalli, duke folur për ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se, diaspora do të jetë ajo që do ti japë fund mazhorancës së Edi Ramës.

‘Ky sistem që ju e përshkruat është fondamentalisht i thyer në favor të një pale. Lind pyetja se çfarë mund të bëhet me këtë lloj sistemi, se kam dëgjuar jo Berisha, jo Meta, po të mos ishin ato. Me një Berishë tjetër, e me një Metë tjetër, e me një emër tjetër, a mund të çahet ky lloj sistemi? Unë sinqerisht e besoj se jo.

Ku ngelet? Ngelet që kjo rini, këta njerëz gri, që e kanë injoruar ose sepse mendojnë se ky sistem nuk çahet, ose nuk janë fare aty, kanë ikur.

Tani çfarë do bëhet me këtë punë. Sipas mendimit tim, variabëli që mungon është pikërisht diaspora. Unë sinqerisht sot i kthehem, i kthehem. Pa diasporën, pa imputim e drejtpërdrejtë të diasporës, kjo mazhorancë nuk shkulet. Dhe këto zgjedhje e faktuan’, tha Nador Bakalli në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco