Në Shqipëri, 'kërcejnë' shifrat e COVID, humbin jetën dy qytetarë, 1846 të infektuar

Në Shqipëri, 'kërcejnë' shifrat e COVID, humbin jetën dy qytetarë, 1846 të infektuar

18:16, 19/07/2022

Përkeqësohet situata pandemike në vendin tonë. 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 3821 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 1846 qytetarë. 

Dy qytetarë nga Tirana të moshës 67-81 vjeç kanë humbur jetën. 

Ndërsa 1899 është numri i të shëruarve nga virusi i rrezikshëm. 

Situata

Janë kryer 3821 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1846 qytetarë, në këto bashki: 

750 në Tiranë, 128 në Durrës, 84 në Fier, 62 në Vlorë, 59 në Lushnje, 54 në Kamëz, 52 në Lezhë, 46 në Korçë, 44 në Sarandë, 43 në Shkodër, 41 në Elbasan, nga 36 qytetarë në Berat, Kuçovë, 31 në Gjirokastër, 26 në Krujë, 23 në Kurbin, 22 në Divjakë, nga 19 qytetarë në Kavajë, Patos, nga 18 qytetarë në Dibër, Maliq, nga 16 qytetarë në Vorë, Himarë, nga 13 qytetarë në Përmet, Peqin, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, Devoll, 10 në Roskovec, nga 9 qytetarë në Tropojë, Bulqizë, Tepelenë, Belsh, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, nga 7 qytetarë në Shijak, Mat, Kolonjë, Gramsh, 6 në Dimal, 5 në Poliçan, nga 4 qytetarë në Libohovë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Selenicë, Delvinë, Pogradec, Cerrik, nga 2 qytetarë në Pukë, Skrapar, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Finiq.     

Janë 9,146 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 67-81 vjeç. 

Janë shëruar 1899 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 285,912 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (19 Korrik 2022) 
Raste të reja ditore         1846
Të shëruar në 24 orë      1899
Të shtruar në spitale          30
Humbje jete në 24 orë         2
Testime ditore                  3821
Testime totale               1,889,151
Raste pozitive                  298,578
Raste të shëruara              285,912
Raste Aktive                        9,146
Humbje jete                         3,520

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë          5,428
Durrës         751
Fier             659
Vlorë            445
Shkodër       413
Berat          353
Elbasan      290
Gjirokastër   226
Lezhë         224
Korçë         188
Dibër           101
Kukës         68
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco