Në cilën ditë nisi ringritja e shifrave të COVID-19?

Në cilën ditë nisi ringritja e shifrave të COVID-19?

14:42, 15/07/2022

Që nga data 14 qershor e këtij viti, rastet me COVID-19 pothuajse çdo ditë kanë shënuar rritje të dyfishuar, derisa numri i rasteve aktive ishte vetëm 52.

Më 14 qershor, numri i rasteve pozitive në 24 orëshin e fundit ishte veç 8, për tu dyfishuar më pas në 15 me datë 15 qershor.

Një javë më vonë, më 22 qershor, u shënuan 43 raste të reja.

Por, rritja për të mos rënë më nën 50 u bë më 28 qershor ku u shënuan 64 pozitivë të rinj.

E vetëm një ditë më vonë ky numër gati se u trefishua,  kur u shënuan plot 177 raste të reja pozitive.

Me mbi 150 raste pozitive çdo 24 orësh, situata epidemiologjike në vend vazhdoi pothuajse  çdo ditë.

Shifrat me mbi 300 të infektuar, u paraqitën me 6 korrik ku për 24 orë u infektuan 341 njerëz.

Kurse pothuajse dyfishim të rasteve të 6 korrikut pati më 13 korrik ku nga mbi 2 mijë mostra të marra, pozitive dolën 763 prej tyre.

Ndërsa sot, në raportin 24 orësh të IKShPK-së, nga mbi 3 mijë e 280 mostra të marra, pozitive dolën 1 mijë e 219 raste, gati 50 përqind më shumë se një ditë më parë, kur ishin 871 të infektuar. E numri i rasteve aktive, ka arritur në 4225 veta.

Ndërkohë nga 9 korriku janë rikthyer edhe rastet e vdekjeve, dhe për një javë kanë vdekur gjashtë njerëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco