'Po ja mbath Covidi', asnjë i vdekur dhe vetëm nëntë raste të reja në Kosovë

'Po ja mbath Covidi', asnjë i vdekur dhe vetëm nëntë raste të reja në Kosovë

15:01, 12/04/2022

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin me rastet e reja për Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar  9 raste të reja me Covid-19.

Ndërkohë, janë shëruar  39 qytetarë.

Numri i rasteve aktive është 504.

Njoftimi i plotë:

12 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 90 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.8823.780 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.117 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.625 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

 Nga 536 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 39 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.123.

 Në total numri i rasteve aktive është 504.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco