Studim: Omicroni mund ta ulë ashpërsinë e COVID-19 në të ardhmen

Studim: Omicroni mund ta ulë ashpërsinë e COVID-19 në të ardhmen

10:41, 20/01/2022

Një studim laboratorik që përdori mostra nga 23 persona të infektuar me variantin Omicron në nëntor dhe dhjetor zbuloi se ata që ishin infektuar më parë me variantin Delta, mund ta mërrnin Omicronin,por jo edhe e kundërta.

Omicroni është dukshëm më infektues se Delta, të dhënat spitalore dhe të vdekshmërisë në vende të ndryshme, përfshirë Afrikën e Jugut si vendi i parë që përjetoi një valë infeksionesh Omicron, tregon se ky variant është më pak i ashpët.

Studimi , një përditësim i atij të kryer vitin e kaluar tregon se Omicroni mund ta zhvendosë Deltën, kështu bënë të ditur studiuesit e udhëhequr nga Alex Sigal i Institutit të Kërkimeve Shëndetësore të Afrikës.

“Implikimet e një zhvendosjeje të tillë do të vareshin nga fakti nëse Omicroni është me të vërtetë më pak patogjen se Delta”, thanë studiuesit.

“Nëse po, atëherë incidenca e sëmundjes së rëndë COVID-19 do të reduktohej dhe infeksioni mund të zhvendoset për t’u bërë më pak shkatërrues për individët dhe shoqërinë”, shtuan tutje ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco