Prishtina me 5131 raste aktive me COVID-19

Prishtina me 5131 raste aktive me COVID-19

08:29, 02/09/2021

Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19.

Aktualisht kryeqyteti ka 5131 raste aktive me koronavirus. Pas Prishtinës është Prizreni me 2371 raste, Peja me 1866, Ferizaj me 1749, Gjakova me 1712 dhe komuna tjera me më pak raste.

Në nivel vendi janë 27.404 raste aktive me COVID-19.

 

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 të vdekur dhe 1354 raste me koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco