Mjekët refuzuan vaksinën anti-Covid/ Greqia pezullon 5895 bluza të bardha nga shërbimi shëndësor

Mjekët refuzuan vaksinën anti-Covid/ Greqia pezullon 5895 bluza të bardha nga shërbimi shëndësor

19:39, 01/09/2021

Pasi nuk kanë pranuar që të vaksinohen kundër Covid-19, 5895 mjekë dhe infermierë janë pezulluar nga puna në Greqi.

Vendimi pritet të rrisë numrin e bluzave të bardha, raportojnë mediat helene.

Në total mjekët dhe infermierët që nuk pranojnë që të injektojnë dozën e vaksinës kundër COVID-19 janë rreth 7500.

Departamenti i Pezullimit hodhi poshtë kërkesat e paraqitura nga stafi mjekësor, infermieror dhe strukturat e tjera shëndetësore, që kërkonin pezullimin e vendimit që imponon vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve në fushën e shëndetit dhe pezullimin në punë për ata që nuk janë vaksinuar.

Nesër dhe në ditët në vijim grupi i personelit të sistemit shëndetësor që nuk pranojnë të vaksinohen kanë paralajmëruar protesta.

Ndërkohë që edhe Shqipëria mori vendimin për detyrimin e vaksinimit për mjekët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco