5 fëmijë me Covid-19 po trajtohen në Pediatri, njëri me oksigjeno-terapi

5 fëmijë me Covid-19 po trajtohen në Pediatri, njëri me oksigjeno-terapi

16:30, 01/09/2021

Në Klinikën e Pediatrisë janë duke u trajtuar 5 fëmijë të cilët janë infektuar me Covid-19

Rufadie Maçastena-Maxhuni, doktoreshë në Klinikën e Pediatrisë thotë se vetëm një fëmijë është në oksigjeno-terapi.

“Në përgjithësi në Klinikën e Pediatrisë gjendja është stabile ku pesë fëmijë janë të hospitalizuar ndërsa njëri me oksigjeno-terapi”, tha ajo.

Maçastena-Maxhuni thotë se për momentin kapaciteti i spitalit është i bollshëm.

“Po ka kapacitet të bollshme Klinika e Pediatrisë për momentin, por ka pacientë ende të cilët po kanë dyshime për shkak të virusit se tani edhe gripi sezonal i ka simptomat e ngjashme me të COVID-19”, tha ajo.

Ajo tregoi edhe për moshën e fëmijëve që janë më të prekur nga COVID-19

“Mosha e fëmijëve të prekur nga Covid-19 fillojnë nga 8 muajsh deri në 14-15 vjeç”, thoi ajo.

Maçastena-Maxhuni tha se asnjë nga fëmijët në Klinikë nuk është i vaksinuar.

“Jo nuk janë të vaksinuar asnjë fëmijë në Klinikën e Pediatrisë”, përfundoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco