WP: Studimi masiv është dëshmi se maskat e parandalojnë përhapjen e koronavirusit

WP: Studimi masiv është dëshmi se maskat e parandalojnë përhapjen e koronavirusit

16:02, 01/09/2021

Autorët e një studimi të mbështetur në një projekt hulumtues masiv në Bangladesh thonë se rezultatet e tyre janë dëshmia më e mirë deri më tani se përdorimi i gjerë i maskave mund ta kufizojë përhapjen e koronavirusit në komunitete.

Studimi që përfshiu mbi 340 mijë të rritur në 600 fshatra në pjesët rurale të Bangladeshit është hulumtimi bindshëm më i madh rreth efikasitetit të maskave në parandalimin e përhapjes së infeksioneve, shkruan The Washington Post.

Autorët e studimit thonë se ai ofron dëshmi vendimtare nga terreni për atë që e sugjerojnë fuqishëm puna laboratorike dhe hulumtimet tjera: përdorimi i maskave mund të ketë ndikim të konsiderueshëm në kufizimin e përhapjes së rasteve të Covid-19 me simptoma.

 “Mendoj se kjo në thelb i jep fund çfarëdo debati shkencor rreth asaj nëse maskat mund të jenë efektive në luftimin e Covid-it në nivel të popullsisë”, tha Jason Abaluck, ekonomist në Yale, i cili ndihmoi në studim. Ai e cilësoi hulumtimin si “gozhdë në arkivol” të argumenteve kundër maskave.

Sipas të dhënave të studimit, grupi i njerëzve që përdorën maska patën pakësim prej 9.3 për qind të rasteve me simptoma dhe 11.9 për qind më pak simptoma.

Autorët e studimit, të cilët vijnë nga pjesë të ndryshme të botës, theksuan se kjo nuk do të thotë që maskat janë vetëm 9.3 për qind efektive.

 “Mendoj se gabim i madh do të ishte që të lexohet ky studim dhe të thuhet: “O, maskat mund t’i parandalojnë vetëm 10 për qind të infeksioneve me simptoma”, tha Abuluck. Shifra ndoshta do të ishte disa herë më e lartë, nëse maskat do të ishin përdorur në mënyrë universale, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco