Pas ardhjes së vaksinave, qytetarët mund të bëjnë termine për t’u vaksinuar

Pas ardhjes së vaksinave, qytetarët mund të bëjnë termine për t’u vaksinuar

14:30, 01/09/2021

Në faqen e-kosova.rks-org, tashmë mund të bëni një termin për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Pas disa javësh që nuk kishte termine të lira për qytetarët, tashmë ata mund ta ndajnë një të tillë, kjo pasi në Kosovë kanë arritur doza të tjera të vaksinës kundër koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur që në Kosovë kanë arritur 53 mijë e 820 doza të vaksinave kundër COVID-19 .

“Në total do të vijnë 622 mijë doza të vaksinave nga kontrata me “Pfizer”, presim edhe 450 mijë doza të tjera nga COVAX, donacion nga SHBA”, ka thënë Vitia të hënën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco