Gjakova me 99 raste aktive me Covid-19

Gjakova me 99 raste aktive me Covid-19

09:14, 01/09/2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, "Isa Grezda" janë trajtuar 120 pacientë.

Sipas njoftimeve 99 nga ata janë konfirmuar pozitivë, 8 negativë dhe 13 të pakonfirmuar. Në respirator është 1 dhe CPAC maskë janë 4, ndërsa me oksigjeno terapi janë 74. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë pranuar 11 pacientë dhe janë liruar 21.

Drejtori i spitalit, Hilmi Shala ka thënë për KOHËN se ka një rënie të lehtë të numrit të pacientëve, pasi në 24 orët e fundit ka pasur më shumë lirime se sa pranime dhe është shprehur se "të bashkuar mund ta fitojmë betejën".

 

"Apelojmë për vaksinime sa më shumë", ka bërë thirrje ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco