Zbulohet një variant i ri i koronavirusit në Afrikë të Jugut me mutacione të shumëfishta

Zbulohet një variant i ri i koronavirusit në Afrikë të Jugut me mutacione të shumëfishta

19:46, 31/08/2021

Shkencëtarët jug-afrikan kanë zbuluar një variant të ri të koronavirusit me mutacione të shumëfishta, por ende nuk dihet nëse është më infektues dhe nëse arrin të shmangë imunitetin e siguruar nga vaksinat apo nga infeksionet e mëhershme, ka njoftuar Instituti Nacional për Sëmundje Ngjitëse (NICD).

Varianti, i njohur si C.1.2., është zbuluar javën e kaluar. Shkencëtarët e NICD kanë thënë se C.1.2 është prezent në nivele shumë të ulëta dhe është tepër herët për të parashikuar se si mund të zhvillohet, raporton Reuters përkthen Syri Kosova.

Derisa shumica e rasteve me koronavirus në Afrikën e Jugut aktualisht janë të shkaktuara nga varianti Delta – së pari i zbuluar në Indi – C.1.2 ka marrë vëmendjen e shkencëtarëve pasi mutacioni i saj është gati dyfishë më i shpejt sesa në variantet tjera globale.

Në territorin e Afrikës së Jugut, C.1.2 përfaqësonte 3% të mostrave në korrik, krahasuar me 1% në qershor, ndërsa Delta përfaqësonte 67% në qershor dhe 89% në korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco