Ylli: Situata shqetësuese! Jemi në fazë të avancuar të pandemisë dhe ende jemi të kërcënuar prej saj

Ylli: Situata shqetësuese! Jemi në fazë të avancuar të pandemisë dhe ende jemi të kërcënuar prej saj

17:14, 31/08/2021

I ftuar në hapsirën Intervista e Ditës në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, Specialisti i Shëndetit Publik Alban Ylli, ka sqaruar situatën epidemiologjike në vend, si dhe rreziku i kolapsit në shtator.

Ylli: Situata është shqetësuese dhe risku për tu infektuar shumë i lartë. Jemi në shkallën e katërt pra në nivelin më të lartë për tu infektuar në komunitet. Po të shohim indikatorët e shtrimeve në spitale dhe të vdekjeve janë ende të ulëta, janë në nivelet e riskut të moderuar. Indikatori I katërt i pozitivitetit të testeve janë rritur pak, pasi situata e verës ishte shumë e mirë. Tani jemi te 10 % si mesatare ditore e dy javëve të fundit. Niveli I riskut është duke u rritur. Në javët në vijim ky nivel do mbetet I tillë edhe nëse do të ketë një frenim të përkohshëm të pandemisë, por brenda shtatorit nivelet e rriskut do të rriten. Jemi në një fazë të avancuar të pandemisë dhe ende jemi të kërcënuar prej saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco