Dalin edhe në terren ekipet e vaksinimit të Fushë Kosovës

Dalin edhe në terren ekipet e vaksinimit të Fushë Kosovës

16:01, 31/08/2021

Krahas vaksinimit të rregullt të qytetarëve kundër Covid-19 në Qendrën e Vaksinimit në Miradi të Ulët, QKMF ka dërguar ekipe mobile edhe në lagjet “028” dhe “029”.

Në mënyrë që t’iu ofrojnë shërbime dhe informata për vaksinim qytetarëve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Qytetarët u ndanë të kënaqur me informatat, punën dhe angazhimin e stafit shëndetësorë të QKMF-së në Fushë-Kosovë.

Përgëzojmë ekipet e vaksinimit për përkushtimin dhe gatishmërinë që në vazhdimësi po tregojnë për të mbrojtur shëndetin e të gjithë qytetarëve të komunës sonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco