VIDEO/ Rriten rastet Covid në vend, Bino: Ky variant në 80 përqind të pacientëve, masat s’janë zbatuar

VIDEO/ Rriten rastet Covid në vend, Bino: Ky variant në 80 përqind të pacientëve, masat s’janë zbatuar

16:51, 30/08/2021

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së Silva Bino, në një intervistë me Skype në Syri Tv, për moderatoren Armela Ferko, foli për situatën nga Covid në vend.

Bino theksoi se 80 përqind e pacientëve janë infektuar me variantin Delta, duke shtuar se masat antiCovid nuk janë zbatuar.

“Varianti Delta është tepër infektues. Është rritur numri i rasteve në spitale, por vaksinimi ka ndikuar që të mos jetë në nivele alarmante. Masat antiCovid nuk janë respektuar. Plot 80 përqind e rasteve janë me variantin Delta. Muaji gusht ka pasur rritje të rasteve. Për vjeshtën nuk e besoj se do kemi rritje të rasteve, në rast se merren masat që kemi thënë, duke u izoluar, po qe se dikush rezulton pozitiv.

Shqetësuese është mosrespektimi i masave. Vaksinimi ka ndaluar përhapjen e infeksionit. Edhe vaksina nuk e ndal plotësisht transmetimin. Varianti Delta po prek edhe fëmijët, ndaj duhet kujdes, të respektohen masat antiCovid. Edhe muaji shtator do jetë muaj i hapur vaksinimi”, deklaroi Bino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco