BE nis procesin gjyqësor kundër AstraZeneca

BE nis procesin gjyqësor kundër AstraZeneca

16:25, 27/05/2021

Komisioni i BE ka paditur prodhuesin e vaksinave për uljen drastike të dërgesave në BE. Komisioni i BE ka akuzuar prodhuesin për mos respektimin e marrëveshjeve.

Për shkak të vonesave masive në shpërndarjen e vaksinave, Komisioni i BE ka akuzuar prodhuesin e AstraZeneca për një “shkelje të dukshme” të detyrimeve kontraktuale.

Kompania britanike-suedeze, nuk i përdori të gjitha instrumentet në dispozicion të saj, për t’i dhënë BE-së në kohë sasitë e kontraktuara, deklaroi në Bruksel të mërkurën, avokati Rafael Jeffareli, i cili përfaqëson Komisionin e BE dhe vendet anëtare.

Në vend të kësaj, kompania “ka dërguar 50 milionë doza në vende të treta”.

AstraZeneca i ka hedhur poshtë kërkesat e BE. Sipas tyre, kontrata parashikon që kompania duhet të bëjë përpjekjet më të mira të mundshme për të arritur synimet e dakorduara.

Avokati i paditësit, Jeffareli deklaroi para gjykatës se AstraZeneca ka pasur mundësinë që të mobilizojë gjashtë vende për prodhim, në mënyrë që të furnizojë me kohë BE-në. Ai bëri të ditur se në fund të vitit të kaluar kjo kompani ka dërguar vaksina madje edhe në Japoni, nga një vendprodhim në Halix të Holandës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco