Boshatisen spitalet nga Covidi

Boshatisen spitalet nga Covidi

14:33, 27/05/2021

Sipas raportit të punës së  Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për datën 27 maj 2021, në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 165 pacientë.

Prej tyre, 74 janë të konfirmuar me COVID-19, 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 126 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë: 4 pacientë janë në gjendje të rënduar 81 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 38 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 32 pacientë, 4 janë në gjendje të rëndë, Klinika e Pulmologjisë, 65 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 64 pacientë: 36 të konfirmuar pozitivë dhe 
45 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 11 pacientë
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë
Spitali i Pejës, 21 pacientë
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco