Ambasada kineze në SHBA thotë se politizimi i origjinës së COVID-19 pengon hetimet

Ambasada kineze në SHBA thotë se politizimi i origjinës së COVID-19 pengon hetimet

12:18, 27/05/2021

Shangai: Politizimi i origjinës së COVID-19 do t’i pengonte hetimet e mëtejshme dhe do t’i minonte përpjekjet globale për të frenuar pandeminë, tha ambasada e Kinës në Amerikë pasi Presidenti Joe Biden urdhëroi një hetim nga shërbimet sekrete të vendit që të hetojnë për origjinën e virusit.

Ambasada kineze në Uashington tha në një deklaratë në faqen e saj në internet të mërkurën (më 26 maj) në mbrëmje se "disa forca politike janë fiksuar në manipulimin politik dhe në lojën e fajit".

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përgatitet të fillojë një fazë të dytë të studimeve për origjinën e COVID-19, Kina ka qenë nën presion për t'u dhënë hetuesve më shumë akses mes akuzave që SARS-CoV-2 rrodhi nga një laborator i specializuar kërkimesh për koronavirusë në qytetin Wuhan.

Kina ka mohuar vazhdimisht se laboratori ishte përgjegjës, duke thënë se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera po përpiqeshin të tërhiqnin vëmendjen nga dështimet e tyre për të përmbajtur virusin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco