Virusi doli nga laboratori/ Pse kjo teori po merr rëndësi kryesore

Virusi doli nga laboratori/ Pse kjo teori po merr rëndësi kryesore

09:56, 27/05/2021

Presidenti amerikan, Joe Biden ka urdhëruar zyrtarët e inteligjencës që të dyfishojnë përpjekjet për të zbuluar origjinën e Covid-19, duke përfshirë këtu edhe teorinë se virusi ka dalë nga një laborator në Kinë. Urdhri vjen pas një raportimi në media, bazuar te të dhënat e shërbimeve sekrete. Por përse po merr rëndësi kjo teori?

Nga Anthony Zurcher, BBC

Në atë që njihet si transparencë relative në qeverinë amerikane, administrata e Biden ka pranuar se komuniteti amerikan i inteligjencës është i ndarë për origjinën e Covid-19- mund të ketë dalë nga laboratori ose nga kontakti i njerëzve me kafshët- askush nuk është i sigurt për këtë.

Kjo shënon një zhvendosje të fortë nga teoria e laboratorit që ka pluskuar në media dhe politikë vitin e kaluar, kur Donald Trump, Mike Pompeo, Tom Cotton dhe të tjerë e hodhën këtë ide.

Trump dhe Pompeo nuk e ndihmuan situatën pasi nuk ishin shumë të vendosur në dyshimet e tyre. Dhe teoritë e tyre lundruan së bashku me teza nga më të largëtat, të tilla si ajo që sëmundja ishte prodhuar posaçërisht në një laborator kinez. Kjo mundësi duket akoma edhe më e vështirë.

Publiku mund të mos e dijë kurrë të vërtetën e plotë për origjinën e virusit, veçanërisht nëse Kina vazhdon të mos jetë bashkëpunuese. Zoti Biden është duke premtuar një hetim të plotë, megjithatë, edhe nëse SHBA gjen prova përfundimtare për një rrjedhje nga laboratori, kjo do të thotë më shumë se një rivlerësim i qëndrimeve nga disa persona, që duhet të lëpijnë atë që kanë pështyrë.

Kjo do të shkaktojë një tendosje shumë të fortë në marrëdhëniet SHBA-Kinë për vitet që vijnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco